Dahua me përditësimet e fundit ka rritur nivelin e sigurisë për klientët dhe përdoruesit e aplikacionit DMSS. Nëse më herët mund ti kalonit kamerat në telefonin tuaj direkt duke skanuar QR kodin, tashmë DMSS ju detyron që fillimisht të krijoni një llogari përpara se të vazhdoni me shtimin në DMSS të kamerave tuaja. Dhe më pas për ti kaluar kamerat në disa telefona, duhet që te secili prej tyre të krijoni nga një account, dhe më pas të bëni ”share device”.
